Pejgamberi ﷺ ka thënë:

”ما مِن يَومٍ أَكْثَرَ مِن أَنْ يُعْتِقَ اللَّهُ فيه عَبْدًا مِنَ النَّارِ، مِن يَومِ عَرَفَةَ، وإنَّه لَيَدْنُو، ثُمَّ يُبَاهِي بهِمُ المَلَائِكَةَ، فيَقولُ: ما أَرَادَ هَؤُلَاءِ؟“

“Nuk ka ditë në të cilën Allahu i Lartësuar i liron më shumë njerëz nga Zjarri i Xhehenemit se sa në Ditën e Arafatit. Ai u afrohet robërve të Tij dhe  krenohet me ta para melekëve, duke thënë: Çfarë duan këta?”
 (E transmeton Muslimi)

Shpjegimi:

“Nuk ka ditë më me shumë lirime nga Zjarri…”
 Dita e Arafatit është dita ku më shumë njerëz shpëtohen nga Zjarri i Xhehenemit për shkak të mëshirës së Allahut.

“Allahu u afrohet robërve…”
 Allahu i Lartësuar u afrohet adhuruesve të Tij, me mëshirë dhe falje, ashtu siç i takon të afrohet Madhërisë së Tij.

“Dhe krenohet me ta para melekëve…”
 Allahu u tregon melekëve besimtarët që janë në Arafat, duke i lavdëruar për përkushtimin e tyre në ibadet dhe duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” – që do të thotë: ata nuk kanë ardhur për tjetër veçse për falje, mëshirë dhe shpëtim – dhe Allahu ua jep!

Vlerat e Ditës së Arafatit:

1. Dita më e madhe për falje dhe mëshirë.

2. Zoti i Lartësuar shpëton shumë njerëz nga zjarri.

3. Për agjëruesit jo në haxh, është shlyerje e mëkateve për dy vite:

“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e vitit që ka kaluar dhe atij që vjen.” (Muslimi)

4. Në këtë ditë, Allahu e përmendi përmbylljen e fesë:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha
për ju islamin fe”
(El-Maide: 3)

Çfarë duhet të bëjmë në këtë ditë?

 Të agjërojmë (për ata që nuk janë në haxh).

 Të bëjmë shumë dua (lutje), veçanërisht:

“La ilahe il Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir.”

 Të kërkojmë shumë falje dhe të pendoheni sinqerisht tekbAllahu.

 Të bëjmë vepra të mira, sadaka, dhikër etj.

 Të falim, të mëshirojmë të pajtojmë….të pastrojmë zemrat dhe të përqafojmë mëshirën.

Përfundim:

Dita e Arafatit është një mundësi e rrallë për të fituar falje, mëshirë dhe shpëtim nga Zjarri. Mos e humb!
Le të jemi nga ata që e shfrytëzojnë këtë ditë me përkushtim dhe sinqeritet.

O Allah, na fal në këtë ditë të bekuar dhe na e lehtëso rrugën për në Xhenet! Amin.

https://telegram.me/Mesofenetende