Lejohet mbajtja e maces në shtëpi dhe nuk ka asnjë problem, sepse macja nuk është e dëmshme madje as e papastër (nuk është e ndotur fetarisht).

Sa i përket faktit se ajo nuk është e dëmshme: kjo është e njohur dhe nuk kundërshtohet, madje është e dobishme sepse ha gjarpërinj, minj, insekte dhe të tjera që mund të gjenden në shtëpi apo në oborret e saj.

Ndërsa sa i përket faktit se nuk është e papastër, këtë e vërteton hadithi i Kebshe bint Ka’b ibn Malik:
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Ajo (macja) nuk është e papastër. Ajo është nga ata që vijnë vërdallë rreth jush (në shtëpitë tuaja).” [E transmeton Ebu Davudi]


https://t.me/hoxheebubekrruli