Mashtrimet e shejtanit – Gjashtë mënyrat me të cilat Iblisi depërton në zemrën tënde
Iblisi i mallkuar përdor gjashtë mënyra për të depërtuar në zemrën tënde – zemër e cila duhet të jetë e lidhur vetëm për Allahun. Duhet t’i njohësh këto mashtrime që të kujdesesh dhe të kuptosh se deri ku ka arritur shejtani në luftën kundër teje. E nëse ke arritur në grada të larta, atëherë ti je bërë armik i përbetuar i Iblisit.
Allahu të ndihmoftë!
1. Të thërret në mosbesim (kufr)
Shejtani të thotë: “Bëhu mosbesimtar!”
Nëse arrin këtë qëllim, ai rehatohet dhe nuk brengoset më për ty.
2. Të zbukuron bidatin (risinë në fe)
Nëse shpëton nga mosbesimi, ai ta zbukuron bidatin – qoftë fjalë apo vepër – që të mendosh se je në të drejtën, ndërkohë që je në lajthitje.
“Çdo bidat është lajthitje, kurse çdo lajthitje shpien në zjarr.”
3. Të shtyn të bësh mëkat të madh
Nëse i shpëton edhe bidatit, ai kalon te mëkatet e mëdha. Por, pendimi dhe kërkimi i faljes i shlyejnë ato.
Dijetarët kanë thënë:
“Nuk ka mëkat të vogël nëse insistohet në të, dhe nuk ka mëkat të madh nëse kërkohet falje për të.”
4. Të nxit në mëkate të vogla, por të vazhdueshme
Nëse shpëton nga mëkatet e mëdha, shejtani mundohet të të fusë në mëkate të vogla që i bën në mënyrë të vazhdueshme. Këto e zvogëlojnë shpërblimin, të ulin gradën në Xhenet, dhe të pengojnë të jesh me të vërtetit dhe shehidët.
Me pendim, me lejen e Allahut, falen edhe këto mëkate.
5. Të angazhon me vepra me më pak shpërblim
Nëse pendohesh nga të gjitha këto, shejtani të sheh si një person me gradë të lartë dhe përpiqet të të angazhojë me vepra të mira, por me shpërblim më të vogël.
P.sh., të preokupohesh me largimin e pengesave nga rruga (vepër e mirë), por duke lënë vepra me shpërblim më të madh.
6. Të dëmton përmes të afërmve dhe shoqërisë
Nëse shpëton nga të gjitha kurthet e mësipërme, ai përdor armën më të vështirë dhe të fuqishme – dëmtimin përmes njerëzve përreth teje:
Të ofendojnë, të nënçmojnë, të dëmtojnë familja, të afërmit apo të tjerët.
Kjo nuk i ka kursyer as pejgamberët, alejhimus-selam.
Parashtro pyetjen:
Ku është grada jote para Iblisit të mallkuar?
Allahu na ruajtë nga kurthet e tij!
Imam Ibn Kajjim
✍️ Përshtati: Bekir Halimi




