Pyetja: Një motër është bërë operiacion nga gurët në veshkë dhe pyet a lejohet të falet me katetër?

Përgjigjja: Nëse nuk ka mundësi me largu katetrën, lejohet in shaa Allah. Kjo bëhet analogji me personin që ka problem me urinim të vazhdueshëm. Në këtë rast le të pres deri sa të hyjë koha e namazit, dhe nëse ka mundësi le të merr abdes. Nëse nuk mundet me marr abdes vetë, atëherë le t’i jep abdes dikush tjetër. Nëse as këtë nuk ka mundësi ta veprojë, atëherë le të marrë tejemum. Nëse nuk mundet me marr tejemum vetë, atëherë le t’i jep dikush që është aty afër. E, nëse edhe kjo mundësi nuk ekziston, atëherë le të falet në atë gjendje që është. E njëjta gjë vlen edhe për kthimin kah kibla, nëse ka mundësi të kthehet kah kibla, e ka obligim të kthehet dhe të falet në drejtim të saj, e nëse nuk ka mundësi, atëherë ata që janë afër e kthejnë kah kibla. E,nëse edhe kjo mundësi nuk ekziston, atëherë le të falet në atë gjendje që është.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku