Pyetje: Daja dëshiron t’ia blejë një makinë mamit, por paratë që ia dërgon i ka nga kredia.
A më lejohet të vozis atë makinë?
A është haram, pasi është blerë me para të kredisë?

Përgjigje: Parimisht, lejohet të pranohet dhuratë nga paratë të cilat në esencë janë kredi bankare. Rregulli fetar është që ajo që është e ndaluar për shkak të mënyrës së fitimit, është e ndaluar vetëm për atë që e fiton atë në mënyrë të ndaluar, si në këtë rast marrja e kredisë bankare. Kjo ndalesë nuk vlen për atë që e merr prej tij në një mënyrë të lejuar, pra si dhuratë. Nuk llogaritet mëkat për pranuesin e dhuratës, ndërsa mëkati mbetet vetëm tek marrësi i kredisë.

Në këtë rast, më e pastër do të ishte nëse daja veç e blen veturën dhe ia dhuron mamit si dhuratë. Por edhe nëse ia dërgon paratë që tashmë veç i ka marrë si kredi, pra nuk varet nga aprovimi i saj, lejohet t’i pranojë dhe nuk ka problem.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Llokman Hoxha