Pyetja:
Ndonjëherë të vjen gogësima në namaz dhe s’mundesh ta kontrollosh gjatë leximit të Kur’anit. Si duhet vepruar?
Përgjigja:
Dalja e gogësimës në namaz nuk e prish namazin, por përpiqu sa të jetë e mundur që ta ndalosh atë.
Gjithashtu, përpiqu të mënjanosh shkaqet që të shpien në gogësimë: mos e ekzagjero në ngrënie deri në ngopje, sepse gogësima vjen vetëm kur stomaku është plot me ushqim.
/Përgjigje nga Dr Adelina Kuçana/




