Pyetja:
Për çështjen e shpirtit kam dëgjuar se para vdekjes shpirti endet 40 ditë nëpër vendet ku ka kaluar më herët, dhe pak para vdekjes të vjen shenjë si trokitje tri herë në derë e gjëra të tilla. A është e vërtetë kjo?
Përgjigja:
Jo, gjëra të tilla nuk janë të vërteta dhe nuk kanë bazë në fe; nuk janë të sakta.
Asnjë person nuk ka mundësi të dijë se kur do të vdesë, sepse kjo është prej çështjeve të fshehta që vetëm Allahu e di se kur do të ndodhë për secilin person.
Allahu thotë për këtë: “Asnjë njeri nuk e di se çfarë do të bëjë nesër dhe askush nuk e di në ç’vend do të vdesë.” (Llukman: 34)
Është mirë që muslimani/ja t’i kushtojë rëndësi përgatitjes për vdekjen, duke shtuar adhurimet e sinqerta ndaj Allahut dhe duke iu lutur Atij për një përfundim të mirë. Nuk duhet të besojë asnjë nga këto trillime të pabaza në fe.
Allahu na dhëntë neve dhe juve përfundim të mirë!
/Përgjigja nga Dr. Adelina Kuçana/




