Pyetja:
Nëse një ditë nga Ramazani nuk e kam agjëruar, por tash fillon Ramazani i vitit tjetër , si duhet të bëjë kompenzimin !?
Përgjigje:
All-llahu,- xhele veala !,- thotë:
فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۚ
“(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë”.1
Nëse pyetësi në fjalë me arsye ka lënë mangu një ditë nga Ramazani, atëherë duhet të kompenzoj këtë ditë duke çuar në vend obligueshmërinë e Ramazanit, dhe personi në fjalë e ka për obligim që ta plotësoje në të njejtin vitë, e jo ta vonojë kompenzimin deri pas Ramazanit tjetër.
Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë:
“Unë kisha për të agjëruar disa ditë prej Ramazanit e nuk kam patur mundësi ti shlyejë ato, vetëm se në muajin Shaban.2
Ky është argument i qartë , prej të cilit marrim mësim se borxhi që ka mbetur ne Ramazanin e kaluar duhet të shlyhet para Ramazanit i cili vjen pas tij.
Porse, nëse e vonon deri pas Ramazanit të dytë, atëherë ai duhet ti kërkojë falje All-llahut,- xhele veala!,- si dhe të pendohet tek Ai për atë që ka bërë.
Dhe në fund !
Ditët e mbetura ose lënë mangu, muslimani duhet ti kompenzoj, sepse kompenzimi nuk rrëzohet nga detyrimi për shkak të vonesës.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
1: Kur’an: El Bekare: 184
2: Shënon Ima Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.




