Pyetje:
Nëse vërtetohet hyrja e muajit të Ramazanit në një nga shtetet islame, si në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe kjo shpallet, por në shtetin ku unë jetoj nuk është shpallur hyrja e muajit të Ramazanit, cili është gjykimi?
A duhet të agjërojmë vetëm nga fakti që është vërtetuar në Mbretëri, apo të agjërojmë dhe të bëjmë iftar me ta vetëm pasi ata ta shpallin hyrjen e Ramazanit?
Gjithashtu, edhe për hyrjen e muajit Sheval (domethënë ditën e Bajramit), cili është gjykimi nëse ka mospërputhje mes dy shteteve?
Allahu ju shpërbleftë me të mira për ne dhe për muslimanët.
Përgjigje:
Muslimani duhet të agjërojë me shtetin në të cilin ndodhet dhe të bëjë iftar me ta; bazuar në fjalën e Profeti Muhamed ﷺ
“Agjërimi është dita kur ju agjëroni, iftari është dita kur ju bëni iftar, dhe Kurban Bajrami është dita kur ju bëni kurban.”
Dhe Allahu është Dhënësi i suksesit.
Është përgjigjur Shejhk Ibn Bazi Rahimehullah.
Pyetje: Ne e agjërojmë muajin e Ramauzanit bashkë me shtetin e Saudisë (fillojmë dhe mbarojmë agjërimin me ta) për shkak se nuk kemi besim te komisioni që përcakton shikimin e hënës së muajit Ramazan.
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Muslimani agjëron bashkë me muslimanët në vendin e tij (që gjendet). Ai nuk ndahet (veçohet) nga muslimanët e vendit të tij, por agjëron (e fillon dhe mbaron agjërimin) bashkë me ta.




