Mjekimi i dhëmbëve gjatë muajit të Ramazanit shoqërohet shpesh me paqartësi te besimtarët. Një nga pyetjet më të shpeshta është se çfarë ndodh nëse gjatë procesit të mjekimit, diçka kalon pa dashje në fyt.
Pyetja:
”Nëse gjatë mjekimit të dhëmbëve te dentisti kalon diçka në fyt, a e kam prishur agjërimin?”
Përgjigjja:
Po, në një rast të tillë, nëse kalon diçka poshtë (në fyt), atëherë agjërimi prishet. Kjo ndodh sepse personi është duke ndërmarrë një veprim që në shumicën e rasteve nuk mund të shpëtohet pa kaluar diçka në brendësi.
Dallimi mes mjekimit dhe abdesit
Kjo situatë ndryshon nga rasti i marrjes së abdesit. Edhe ai që merr abdes përdor ujin dhe ndonjëherë mund të ndodhë që diçka të kalojë poshtë në fyt, por në lidhje me abdesin kjo nuk merret në konsideratë pasi konsiderohet diçka e rrallë.
Ndërkaq, te mjekimi i dhëmbëve, mundësia që diçka të kalojë në fyt është shumë e lartë në shumicën e rasteve, prandaj agjërimi konsiderohet i prishur.
Çfarë duhet bërë?
Në një rast të tillë, besimtari duhet:
- Ta zëvendësojë këtë ditë me një ditë tjetër pas përfundimit të Ramazanit.
- Referenca: Kjo është edhe fetvajae Shejkh Albanit, Allahu e mëshiroftë.
/Hoxhë Dr Abdullah Nabolli/




