Përgjigjja e shkurtër: ​Nëse namazi falet para kohe (si në rastin e ndryshimit të orës), ai nuk quhet i vlefshëm dhe duhet të përsëritet. Namazi i falur para kohe konsiderohet vetëm si nafile (namaz vullnetar), prandaj sapo ta kuptoni gabimin, duhet t’i falni ato namaze që ju kanë ikur.

Përgjigja e plotë: ​Po, dijetarët e Islamit, në lidhje me detyrat e përcaktuara me kohë, thonë se koha në lidhje me to është kusht për pranimin e tyre. Sidomos nëse bëhet fjalë për fillimin e kohës, sepse para fillimit të kohës detyra akoma nuk është bërë detyrë.

​Kështu që, kush bën një veprim para kohës së tij, ai veprim nuk konsiderohet kryerje e detyrës. Në një rast të tillë, ai veprim duhet përsëritur edhe nëse i ka kaluar koha, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ‘Kujt i ka ikur një namaz nga harresa apo nga gjumi, le ta kryejë atë kur t’i kujtohet apo kur të zgjohet’.”

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/