Pyetja: A është e detyrueshme nga ai që merr abdes të marrë ujë rishtazi për t’i larë veshët?
Përgjigja: “Nuk është e detyrueshme të marrë ujë rishtazi për dhënien mes’h dy veshëve, saqë nuk është as e pëlqyer sipas mendimit më të saktë, ngase të gjithë ata që kanë përshkruar abdesin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi we sel-lem, nuk kanë cekur se ai mirrte ujë rishtazi për dy veshët. Më mirë është t’ju jap mes’h veshëve me lagështin që mbetet nga mes’hi i kokës.”
/Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)/
📚Fetava Erkanul-Islam (fq: 218).




