Pyetje: Si duhet të veprojë ajo gruaja që nëse zakonisht ka dy ditë menstruacione, pastaj i ndërpriten në ditën e tretë, pastaj i kthehen përsëri në ditën e katërt?

Përgjigja: Më e sakta për këtë është që ndërprerja e gjakut në ditët e menstruacioneve llogaritet menstruacion dhe këtë mendim e mbron Shejkh Ibn Uthejmijn(Allahu e mëshiroftë). Kjo ndërprerje e menstruacioneve nuk llogaritet pastrim, por shenjë e pastërtisë është sekrecioni i bardhë që është i njohur tek gratë. Nëse zakonisht asaj i ndërpriten menstruacionet një ditë, atëherë gjykohet kjo ditë në të cilën ka pasur ndërprerjen e gjakut që është prej ditëve të menstruacioneve dhe nuk është detyrë për të as gusli, as namazi as tauafi nëse është në haxh apo umre, sepse ajo është me menstruacione derisa të shohë shenjën e pastërtisë.

/Dr. Adelina Kuçana/