Pyetja
Kam disa rroba nga një vend tjetër, të cilat i kam marrë kur isha atje. Këto rroba kanë logon dhe emrin e një marke të njohur, por jam pothuajse i sigurt se janë të falsifikuara, sepse në atë vend zakonisht shiten shumë produkte të tilla. A më lejohet t’i mbaj këto rroba? Tani nuk ndodhem më në atë vend dhe nuk e di saktësisht se ku gjenden dyqanet që i shesin ato. Çfarë duhet të bëj me to?
Përgjigje
Falënderimi i plotë i takon Allahut, Zotit të botëve..
Imitimi ose falsifikimi i markave tregtare dhe emrave të njohur nuk lejohet, sepse përbën cenim të të drejtave të pronarëve të tyre. Gjynahu i këtij shkeljeje bie mbi atë që merret me imitimin ose falsifikimin.
Nëse një person e di se një produkt është i falsifikuar, atëherë nuk i lejohet ta blejë atë nga falsifikuesi. Ky është gjykimi i përgjithshëm për këtë çështje.
Sa i përket rastit tuaj konkret, bazuar në atë që keni përmendur në pyetje, nuk keni mëkat nëse i mbani ato rroba.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net/ Solli në gjuhen shqipe pergjigje.net




