Një pyetëse thotë: “Na shpjegoni neve çfarë është mendimi i mirë për Allahun?”
Shejh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) u përgjigj:
“Mendimi i mirë për All-llah është që njeriu, kur bën një vepër të mirë, të ketë mendim të mirë për Zotin e tij se Ai do t’ia pranojë atë.
Kur i lutet All-llahut të LartëMadhëruar, të ketë mendim të mirë për All-llahun se Ai do t’ia pranojë lutjen dhe do t’i përgjigjet atij.
Kur bën një mëkat, pastaj pendohet dhe kthehet tek All-llahu, të ketë mendim të mirë për All-llahun se Ai do t’ia pranojë pendimin.
Dhe kur All-llahu i Lartësuar sjell sprova në këtë botë, të ketë mendim të mirë për All-llahun, dhe ta dijë se Ai, i LartëMadhëruari, i sjell këto për urtësi të mëdha dhe të përkryera.”
📓 [Fetaua Nur ‘ala ed-Derb]




