Pyetje: Nëse gjatë leximit të 30–40 faqeve të Kuranit has në një ajet sexhdeje, a duhet ta bëj sexhden menjëherë, apo mund ta vazhdoj leximin dhe ta bëj sexhden pasi t’i përfundoj të gjitha faqet?

Përgjigje: Sexhdeja e tilavetit(leximit të Kuranit) bëhet menjëherë pasi lexohet ajeti i sexhdes. Në Mus’haf, fundi i këtij ajeti zakonisht është i shënuar me një simbol të sexhdes, që tregon se aty është e ligjësuar të bëhet sexhdeja.

/Hoxhë Kastriot Bardhi/