Kuptimi i lutjes pas përfundimit të namazit

Pyetja: Cili është kuptimi i fjalëve që muslimani thotë pas përfundimit të namazit:

اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ، وَمِنْكَ السَّلَامُ، تَبَارَكْتَ يَا ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

“O Allah, Ti je Paqe dhe paqja vjen prej Teje. I Lartësuar qofsh, o Zot i Madhështisë dhe i Nderimit!”

✍Shejh Ibn Uthejmini- Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

“Domethënë: O Allah, të lutem Ty, duke t’u drejtuar me këtë emër të bukur prej emrave të Tu, që të ma ruash namazin tim, në mënyrë që ai të jetë shlyerje për mëkatet dhe ngritje e gradëve të mia.”

📚 (Sherh Rijad es-Salihin, 5/491)