Pyetja:

Njerëzit që nuk e njohin Allahun vetëm se në Ramazan! Shumë njerëz kthehen të Allahu i lartësuar dhe e shpallin pendimin e tyre nga mëkatet të cilat i kanë bërë dhe kjo gjatë muajit të Ramazanit por, pas Ramazanit iu kthehen gjendjes në të cilën kanë qenë. Me çka do tu drejtoheshit këtyre?

***

Përgjigjja:

Janë pyetur disa nga Selefi për disa njerëz që kur të hyn muaji i Ramazanit bëjnë adhurim e kur të shkon e lënë adhurimin, e kanë thënë: Sa njerëz të këqij janë ata që nuk e njohin Allahun vetëm se në Ramazan dhe e adhurojnë në të … Zoti i muajve është Një dhe myslimani obligohet që puna e tij të jetë e vazhdueshme dhe stabile. Është transmetuar se Pejgamberi ﷺ kur e vepronte një punë përqendrohej në të dhe thoshte: “Veprat më të dashura te Allahu janë të cilat i kryen njeriu vazhdimisht edhe nëse janë pak.”.

Myslimani e ka obligim që puna e tij të mos ketë përfundim përveç se me vdekje … Ajo që disa i lënë të këqijat në muajin e Ramazanit sikurse të ndalohen nga pirja e duhanit apo alkoolit, apo shikimit të filmave të ulët dhe dëgjimit të këngëve e pastaj pas Ramazanit iu kthehet atyre apo ndoshta iu kthehet para se të përfundojë Ramazani kjo ndoshta bëhet shkak në refuzimin e adhurimit tët tij. Është transmetuar nga disa prej Selefit se kanë thënë: “Ai që i flet vetes së tij se pas Ramazanit do t’i bëjë mëkat Allahut, agjërimi iu refuzohet dhe i mbyllet dera e pendimit.”
Selefi – Allahu i mëshiroftë kur e përfundonin një punë më së shumti iu interesonte pranimi i saj. Si dhe ata kujdeseshin për shtimin e veprave të mira e pastaj mbeteshin duke e lutur Allahun që t’ua pranojë këto vepra prej tyre … E s’ka dyshim se prej shenjave të pranimit të veprave: Puna e mirë pas tyre dhe vazhdimësia në to, e prej shenjave të refuzimit të tyre: Lënia e punës së mirë apo veprimi i të kundërtës së saj prej të këqijave dhe mëkateve.

Abdullah b. Abdurr Rrahman El Xhibrin

Përktheu: Driton Lekaj