Pyetja:

A mund të na tregoni shkurtimisht rastet e lejuara dhe ato të ndaluara të tregtisë me kamatë?

***

Përgjigjja:

Rezyme e rasteve të tregtisë me kamatë

P.sh: Shitblerja e arit me ar, ose argjendit me argjend, ose i grurit me grurë.Në këtë rast ndalohet:
a) Vonesa gjatë këmbimit, pra duhet të bëhet dorë me dorë dhe
b) Ndalohet shtesa në peshë e njërit mall ndaj tjetrit.

Pra, nuk lejohet këmbimi i 20gr. ar me 25gr. ar ose 200gr. argjend me 300gr. argjend Gjithashtu këmbimi duhet bërë dorë më dorë në vend pa u ndarë nga njëri-tjetri.

Rasti i dytë: Shitblerja midis dy llojeve të ndryshme të një kategorie

P.sh: ari me argjendin ose euro me dollarë, ose ar me euro apo grurë me elb.
Në këtë rast lejohet shtesa, por nuk lejohet vonesa, që do të thotë se mund të këmbehen me diferencë në peshë apo vlerë, sikurse të këmbehet 500 euro me 600 dollarë, ose 20 kg. elb me 10 kg. grurë, por me kusht që ky këmbim të kryhet dorë më dorë.

Rasti i tretë: Shitblerja midis dy kategorive të ndryshme dhe llojeve të ndryshme

P.sh: ari me grurë ose dollari me elb, euro me kripë ose argjendi me kripë. Në këtë rast lejohet vonesa gjithashtu edhe shtesa në peshë, p.sh: 3 euro me 5 kg kripë jo në vend por të bëhet pagesa ose dorëzimi i mallit pas një viti, ose pas një muaji, pra jo dorë më dorë. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), transmeton: “I Dërguari ﷺ bleu ushqim (grurë) prej një çifuti për t’ia paguar pas një afati të caktuar dhe i la peng mburojën e tij të luftës.”

Emir San’ani thotë në librin “Subulus-selam”: “Dije se dijetarët kanë rënë dakord në lejimin e shkëmbimit të një lloji në të cilin rrjedh kamata me një lloj tjetër në të cilin rrjedh kamata, por të cilët nuk janë të njëjtit lloj(kategori), ky shkëmbin lejohet me afatizim apo me dallim në masë e peshë, siç është shkëmbimi i arit me grurë, argjendit me elb, etj.”

Alaudin Abazi