Pyetja:

Emri Merita a është në Kur’an?

***

Përgjigjja:

Kur’ani është libri i Allahut i zbritur në gjuhën arabe. Emri Merita është në gjuhën shqipe, andaj është tejet e palogjikshme të kërkohet çfarëdo emri i gjuhës tonë në Kuran. Pastaj, askund nuk kërkohet që emri i konsiderueshëm të jetë i përmendur në Kuran.

Shumica absolute e emrave të përveçëm të gjuhës arabe nuk përmenden në Kuran, e të mos flasim për emrat e gjuhëve të tjera. Gjëja që kërkohet në përmbajtjen e emrave, është të jenë me kuptim të mirë.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku