Pyetja:
A lejohet që të shkoj në Qabe t’i fali kohët e namazit gjatë ditëve që jam në Mina, dhe pasi t’i fali namazet në Qabe të kthehem dhe të flej në Mina?
***
Përgjigjja:
Nuk ka gjë të keqe t’i falish pesë kohët e namazit në Qabe dhe të kthehesh në Mina në mbrëmje.
Mirëpo, më e mira është të qëndrosh në Mina dhe atje t’i falësh pesë kohët e namazit, sidomos gjatë kohës së haxhit kur e dimë që ka kallabllëk haxhilerë, etj.
Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan El Feuzan
Përktheu: Suad Shabani