Pyetja:

Kam qenë udhëtarë dhe kam harruar faljen e namazit të drekës dhe ikindisë deri pak para perëndimit të diellit, a më lejohet kompenzimi i drekës dhe ikindisë në këtë kohë?

***

Përgjigjja:

Po, kompenzoje drekën dhe ikindinë në këtë kohë (edhe pse ndalohet falja e namazit në këtë kohë, por ndalohet falja e namazit nafile e jo farzeve).
Shembull: Nuk ke mundur të zgjohesh për faljen e namazit të sabahut dhe gjumi të del pak para lindjes së diellit (edhe kjo është kohë kur ndalohet falja e namazeve nafile), obligohesh ta kompenzosh edhe pse është njëra prej tre kohëve ku ndalohet falja e namazit. Sepse, Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Kë e zë gjumi gjatë kohë së namazit ose e harron faljen e namazit, ai le ta falë namazin kur t’i kujtohet.”
Dhe, ty tu kujtua që nuk e ke falë ikindinë dhe drekën në kohën kur ndalohet falja e namazit, të themi fale namazin, ani pse është koha e ndalesës.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani