Pyetja:
Nëse më duhet të udhëtoj me aeroplan, kohorja e fluturimit zgjat diku rreth shtatë orë, aty duhet ta fali drekën dhe ikindinë, a duhet ta fali namazin ashtu i ulur në ulësen e aeroplanit, si dhe a lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazeve në këtë gjendje?
***
Përgjigjja:
Namazin fale, qoftë edhe në aeroplan, i bashkon namazet dhe i shkurton, sepse llogaritesh udhëtarë.
Mirëpo, nëse të mundësohet falja e namazit në drejtim të kibles dhe bërja e rukus dhe sexhdes ashtu siç duhet, atëherë bëje.
Nëse nuk ke mundësi të falesh në këmbë, atëherë së paku falu në drejtim të kibles ashtu siç je ulur në ulëse të airoplanit, rukun dhe sexhde bëj ashtu siç ke mundësi, njashtu të lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazeve në këtë gjendje.
Shejh Abdullah el Humejdi
Përktheu: Suad Shabani