Pyetja:

Ne kur dëshirojmë të japim sadakatul fitrin, e japim në para, sepse kjo është ndihmesë për të varfërit, njashtu edhe komshit e tanë kanë nevojë për para, a lejohet një gjë e tillë?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet të jipet sadakatul fitri në para, obligohemi ta japim sadakul fitrin ashtu siç e ka dhënë Muhamedi alejhi selam dhe sahabët e tij.
Ata e jepnin sadakatul fitrin së bashku me Pejgamberin ﷺ në ushqim dhe asnjëri nga sahabët kurrë nuk e ka dhënë sadakatul fitrin në para, ti dhe tjerët pos teje skeni për të gjetur asnjë shkronjë se ata dhe Pejgamberi ﷺ kanë dhënë sadakatul fitrin në para.
Pra, jipeni në ushqim ashtu siç ka ardhur nê hadithe (dy grushta oriz, grurë për person, etj). Sepse, nëse i jipet sadakatul fitri në para fukarasë, ai ka mundësi i harxhon duke blerë duhanë (cigare) dhe gjëra të tjera të ngjajshme me të, e nëse i blen ushqim atëherë ai ka për të ngrën atë ushqim. Shumica e medh’hebeve, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi e ndalojnë dhënien e sadakatul fitrit në para, dhe e obligojnë dhënien e tij në ushqim, sepse kështu vepronte pejgamberi alejhi selam.
Allahu i Madhëruar thotë:
“Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i frikësohen Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (El Ahzab, 21).
Edhe pse hanefitë e lejojnë nxjerrjen e sadakatul fitrit në para, mirëpo më e sakta dhe e cila duhet pasuar është:
Sadakatul fitri jipet ashtu siç e kishte dhënë Pejgamberi ﷺ dhe sahabët (shokët) e tij, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët.

Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani