Pyetja:

A është obligimi më i madh ndaj nënës apo obligimi ndaj babës?

***

Pëgjigjja:

Nuk ka dyshim se obligimi ndaj nënës është më i madh sesa obligimi ndaj babait në shumë gjëra, ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ kur u pyet:
“O i dërguar i Allahut, kush është më meritorë për sjelljen dhe shoqërimin timë më të mirë?” Pejgamberi ﷺ ia tha: “nëna yte”. Prap e pyeti : “e pastaj kush? “. Tha: “nëna jote”. “E pastaj kush?” Tha: “nëna yte”. “E pastaj kush?” Tha: “baba yt”. [1]

Në një transmetim tjetër ka ardhur:
“O i dërguar i Allahut, kush prej njerëzve është më meritorë për rrespekt e bamirësi?”
Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Nëna yte.” Tha: “e pastaj kush?” Ia ktheu: “nëna yte.” Tha: “e pastaj kush?” Ia ktheu: “nëna yte.” Tha: “e pastaj kush?” Ia ktheu Pejgamberi ﷺ duke i thënë: “babai yt, e pas tij ata që janë më të afërt, e më të afërt.” [2]

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalàt Muteneuiah: (8/309).
Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Përktheu: Suad Shabani

———————————

[1] (Buhariu: 5971, Muslimi: 2548)

[2] (Ebu Davudi: 5139) Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen (i mirë në librin e tij: Sahih et Tergib Ue Terhib: 895).