Pyetja:

A lejohet vonimi i namazit të jacisë deri pas gjysmës së natës?

***

Përgjigjja:

Vonimi i namazit të jacisë deri në fundin e kohës së tij është diçka e mirë, mirëpo nëse kjo bëhet shkak për mosfaljen e namazit me xhemat në xhami, atëherë nuk është i lejueshëm.

Përsa u përket grave, është mirë që ta falin sa më vonë namazin e jacisë në shtëpi, mirëpo nuk duhet ta vonojnë pas gjysmës së natës.

Shejh Ibn Uthejmin, “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”