Pyetja:
A më lejohet të emigroj dhe ta le nënën vetëm?
***
Përgjigja:
Atij nuk i lejohet që të bëjë hixhret dhe ta braktis nënën e tij që është në nevojë për të. Ai duhet të qëndrojë me të për t’i shërbyer asaj dhe ta trajtojë atë mirë. Ky është një justifikim i vlefshëm për atë që të qëndrojë atje:
”Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). Atyre do t’iu falë Allahu. Allahu është që shlyen e falë shumë (gabime).” Nisa: 98-99
Ai justifikohet për të mos bërë hixhret. Megjithatë, ai duhet të kapet për fenë dhe të sillet mirë ndaj nënës së tij.”
Shejh Feuzan, “Sherh Tefsir-ish-Shejh Muhammed bin Temimi (4)