Pyetja:

Si duhet të veprojmë nëse shohim ndonjë ëndërr, komentimi i së cilës lajmëron diçka jo të mirë?

***

Përgjigjja:

Në rast se keni ëndërruar diçka dhe pas komentimit të saj ju bëhet e qartë se ajo aludon për diçka të keqe, siç përmendët ju, si pikëllim apo fatkeqësi, atëherë shpeshtoni duke kërkuar falje dhe kërkojini Allahut t’ju mbrojë nga ajo vepër e ligë apo ajo fatkeqësi, pasi duaja e robit të Allahut është prej (ibadeteve) adhurimeve që ndryshon edhe kaderin apo e zvogëlon atë.

Allahu e di më së miri!

Fatmir Raçi