Pyetja:

Sa është mesatarja e jetës së njeriut?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në një hadith nga Muhamedi ﷺ thuhet: “Jeta e umetit tim është mes të gjashtëdhjetave dhe të shtatëdhjetave, kurse një pakicë do ta kalojë këtë kufi.” Shënon Tirmidhiu.
Prandaj themi se kjo është mesatarja e jetës së njerëzve tani. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi