Pyetja:
Një grup njerëzish, janë shurdh-memecë, as nuk flasin dhe as nuk dëgjojnë. Si ta falin namazin me xhemat, a të na prijë në namaz njëri prej nesh?
***
Përgjigjja:
Namazi me xhemat është uaxhib (detyrë). Juve ju prin një person, ai mund të jetë i shëndoshë që lexon dhe flet, ose ju prin njëri prej jush, sepse Allahu i Lartësuar thotë:
“Frikësojuni Allahut sa të keni mundësi.” (Et-Tegabun: 16)
Mos e braktisni namazin me xhemat.
Shejh Salih el Feuzan