Pyetja:
Çfarë rëndësie dhe vlere ka Mekeja për botën islame apo muslimanët në përgjithësi?
***
Përgjigjja:
Allahu e bëri Meken vend dhuntie dhe sigurie për njerëzit, kafshët dhe insektet. Aty nuk lejohen luftërat asnjëherë (pos ndonjë rrethane të jashtëzakonshme). Paqja e qetësia është prej karakterstikave të saj.
Aty tubohen haxhilerët dhe dijetarët për t’i kryer obligimet e tyre në mënyrën më të qetë dhe më të mirë të mundshme, duke shpresuar shpërblimin nga ana e Allahut dhe duke iu frikësuar dënimit të Allahut. Çdo vepër e mirë që kryhet aty, shpërblehet nga Allahu shumëfish më shumë sesa në çdo vend tjetër.
Gjithashtu, aty muslimanët e njohin njëri-tjetrin, këshillojnë njëri-tjetrin, diskutojnë gjëra të rëndësishme në lidhje me fenë, jetën dhe dunjanë e tyre.
Njashtu, muslimanët në Mekë shtojnë faljen e namazit dhe kryerjen e veprave të mira.
Komisioni i Përhershëm i Fetvave
Përktheu: Suad Shabani