Pyetja: 

Kam qenë në ligjëratat që mbajti një hoxhë arab dhe, në temën e syrit dhe magjisë, kur tregoi me videoprojektor hajmalitë e ndryshme, pashë që disa prej tyre i kisha dhe unë në formën e bizhuterive. Në to ka yje me 5 cepa dhe, gjithashtu, është e shkruar fjala Allah dhe fjale të tjera të palexueshme në arabisht. Por nuk di se si t’i shkatërrojë, pasi dhe shejhu tha që ato duhen shkatërruar me kujdes. Por pastaj një vëlla musliman më ofroj ndihmë që t’i çonte për t’i shkrirë në argjendari, por nuk është i sigurt nëse ai që do t’i shkrijë do t’i shkrijë me Bismi-Lah. Nëse kjo është një mënyrë e mirë për shkatërrimin e tyre, a quhet se ato janë shkatërruar me Bismi-Lah nëse e thotë ai kur t’ia dorëzojë?)

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

S’ka gjë, e rëndësishme është të shkrihen. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja