Pyetja:

Nje motër muslimane ka filluar të agjërojë një ditë po dhe një ditë jo. Por është e paqartë për ditën e premte dhe të shtune, pasi e dimë që dita e premte nuk duhet veçuar me agjërim, dhe se agjërimi ditën e shtune i përngjan atij të çifutëve.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, është e vërtetë që dita e xhuma dhe dita e shtunë nuk lejohet të agjërohet e veçuar dhe pa shoqëruar, përveç rastit që e ka përjashtuar teksti: “Agjërimi më i mirë është ai i Davudit: një ditë po, një ditë jo…”

Imam dr. Ahmed Kalaja