Pyetja:

Ndodh që gjatë namazit të ngatërrohemi e të bëjmë ndonjë gabim, në raste të tilla bëhet namazi i harresës në fund të tij. Por nuk jam e sigurtë se si është mënyra e saktë, pasi në materiale të ndryshme, ka mënyra të ndryshme për këtë.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

“Në raste të tilla bëhet namazi i harresës në fund të tij” – ke thënë ti. Jo namazi i harresës po sexhdeja e korrigjimit të gabimit. Për të qenë më e qetë, gabimi në namaz ose është duke shtuar diçka e sehvi sexhdeja bëhet pas selamit, nëse pakëson nga namazi e bën para selamit.

Nëse dyshon 2 a 3, ose 3 a 4, merr numrin më të sigurt. D.m.th: 2 për rastin e parë dhe 3 për rastin e dytë.

Imam dr. Ahmed Kalaja