Falënderimi i takon Allahut.
Nëse ajo ka nevojë për këto aparate dëgjimi dhe e ka të vështirë t’i nxjerrë, dhe aparatet e dëgjimit do të dëmtohen nëse fshihen veshët, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos fshihet brenda veshit dhe të fshihet vetëm jashtë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri me më shumë sesa mund të përballojë.” (Bekare, 286)
Këtë pyetje ia bëra shejhut tonë Abd Er Rahman El Barrak (Allahu e ruajtë) dhe ai u përgjigj:
“Nuk ka asgjë të keqe që ajo të mos fshijë brenda veshëve dhe nuk ka pse të bëjë tejemmum për shkak të mosbërjes së kësaj.”
Allahu e di më së miri.
Shejh Muhamed Salih El Munexhid
islamqa.info