Pyetja:

Cila është dispozita e gargaras (madmadas / shpërlarjes së gojës) dhe ujëthithjes me hundë (istinshakut / thithje-shfryrjes së ujit me hundë) gjatë agjërimit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Agjëruesi i nënshtrohet dispozitave të abdesit dhe guslit dhe mënjanon gargarën me tepri (gurgullimin e ujit në tërësinë ose shumicën e gojës deri në skajet e grykës) dhe ujëthithjen hundore me tepri (thithjen e ujit në tërësinë ose shumicën e hundës deri në skajin e brendisë së hundës).

Së pari: Dispozita e gargarës dhe ujëthithjes hundore normale agjërueshëm

Agjëruesi lipset të mos e lerë gargarën (madmadan) dhe ujëthithjen me hundë (istinshakun) gjatë abdesit apo guslit me arsyetimin e frikës se uji në këtë rast mund t’i mbërrijë në gurmaz, pasi ato (gargara dhe ujëthithja me hundë) janë sunet (veprim i pëlqyeshëm) në abdes dhe gusël edhe agjërueshëm; madje shumë juristë muslimanë thonë se ato janë të obligueshme.

Së dyti: Dispozita e gargarës dhe ujëthithjes hundore me tepri agjërueshëm

Sa i përket dispozitës së gargarës me tepri dhe ujëthithjes hundore me tepri gjatë agjërimit, juristët muslimanë ndajnë dy mendimet kryesore në vijim:

Mendimi i parë: Mospëlqimi në agjërim i gargarës e ujëthithjes hundore me tepri

Mendimi i shumicës së juristëve muslimanë është se për agjëruesin është e papëlqyeshme që të kryej gargarë dhe ujëthithje hundore me tepri, pasi kështu rrezikon të fusë ujë në bark dhe ta prishë agjërimin e tij.

Mendimi i dytë: Ndalohet gargara dhe ujëthithja hundore me tepri agjërueshëm

Mendimi i medh’hebit hanbeli dhe disa jursitëve të medh’hebit shafi’i (prej të cilëve Kadiut Ebu Tajib), është se për agjëruesin është e ndaluar (haram / e ndëshkueshme) që të kryej gargarë dhe ujëthithje hundore me tepri, pasi kështu rrezikon të fusë ujë në barkun e tij dhe ta prishë agjërimin e tij.

– Sa më sipër bazohet në thënien profetike: “Merr abdes në formë të kompletuar, laji gishtat ndërmjet tyre, si dhe thithe ujin me hundë me tepri (fortë), përveç në qofsh agjërueshëm”; ku Profeti ﷺ na tërheq vëmendjen që në gjendjen e agjërimit të mënjanojmë ujëthithjen hundore me tepri dhe bazuar në kijasin / arsyetimin analogjik (krahasimor) me këtë të parën të mënjanojmë edhe gargarën me tepri, me qëllim që të mos biem në vërejtjen (ndalesën ligjore) të futjes së ujit në brendinë (barkun) tonë teksa jemi agjërueshëm.

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi