Pyetja:

Në cilën moshë obligohet femra me agjërim?

***

Përgjigjja:

Femra duhet të agjërojë atëherë kur ajo arrinë moshën e pjekurisë. Ndërsa mosha e pjekurisë  te femra, zakonisht është në moshën 15 vjeçe, apo dalja e qimeve në vendet e turpshme ose menstruacionet apo shtatzënia. Kur i shfaqen femrës disa nga këto që i cekëm, duhet që ajo të agjërojë edhe nëse ajo i ka 10 vite. Sepse, shumicës së femrave mund t’u vinë menstruacionet duke qenë ajo në moshën 10 apo 11 vjeçare. Shpesh ndodh që femra të hyjë në moshën madhore, ndërsa familja mendon se ende ajo është e vogël dhe nuk e obligojnë me agjërim. Ky është një gabim, sepse femrës që i vinë menstrucionet ajo veç ka hyrë në moshën madhore dhe obligohet me dispozita të fesë për agjërim.

Ibn Xhibrin, “Fetva islame”

Përktheu: Shaban Murati