Pyetja:

Cila është dispozita e shikimit të një femre me epsh gjatë periudhës së agjërimit?

***

Përgjigjja:

Kjo vepër nuk lejohet. Muslimani obligohet ta ulë dhe largojë shikimin prej femrave.

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata.” (Nur: 30)

Agjërimi i tij është në rregull, nuk prishet, edhe nëse shikon femrën, mirëpo ai obligohet ta largojë shikimin nga femrat. Shikimi i parë i falet sepse është bërë spontanisht (pa qëllim, rastësisht, pa e bërë plan), ndërsa shikimi i dytë i ndalohet.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani