Pyetje: “Atij që i prishet namazi apo e ndërprenë namazin nafile në mënyrë që të lidhet në namazin me imam, a duhet të jap selam apo çfarë duhet të bëj?”

Përgjigje: “Nëse namazliu ka ndonjë arsye që ia lejon atij për të dalë nga namazi, siç është ndërprerja e namazit nafile atëherë kur thirret ikameti, atëherë në rastin e tillë mjaftohet me të bërit nijet për të ndërprerë namazin dhe nuk ka nevojë të jepet selam. Arsye e kësaj është se, vendi për të dhënë selam është fundi i namazit. Është transmetuar nga Aliu radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çelësi i namazit është pastërtia, fillimi i tij është tekbiri dhe përfundimi i tij është dhënia selam.” Transmetojnë katër Sunenet me zinxhir autentik.

Ndërsa, kur jemi tek ai që i prishet namazi, ai gjithashtu del nga namazi pa dhënë selam dhe pa e bërë nijet, ngase namazi i tij veçse është prishur.”

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: Mexheletul-Buhuthil-Islamijjeh 82/61
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com