Pyetja:

A duhet dhënë zekat për rrogën?

***

Përgjigjja:

Sa i përket rrogës janë dy mundësi:
Rroga të shpenzohet vazhdimisht dhe prej saj të mos mbetet gjë (apo mbetet pak sa nuk e arrin sasinë e caktuar). Në këtë rast nuk ka zekat, sepse kriteret nuk plotësohen.
Rroga të jetë e lartë saqë i mbeten të deponuara nga rroga aq të holla, saqë e arrijnë nisabin (sasinë e caktuar), ku ndërkohë mund të shtohen dhe të pakësohen. Në këtë rast, mënyra më e mirë për zekatin e tij është ta llogarisë plotësimin e një viti prej sasisë së parë që e ka deponuar dhe e ka arritur nisabin. Kur plotësohet një vit i plotë prej momentit që është arritur nisabi, e jep zekatin për të gjithë pasurinë që është tubuar brenda një viti. Për atë pasuri që e ka plotësuar një vit të plotë, në këtë rast zekati i saj është nxjerrë në kohën e vet, ndërsa për pasurinë që brenda vitit iu ka bashkëngjitur dhe nuk e ka plotësuar një vit, zekati i saj është nxjerrë pak më herët, por kjo nuk është problem, sepse lejohet që zekati të nxirret pak para kohe.
Dr. Muhamed Salih el-Munexhid
Përktheu: Irfan Jahiu