“Në ditët e sotme, disa njerëz, kur shkojnë te varrezat, i drejtohen shokut të tyre dhe i thonë: “Lexoje El-Fatihan mbi varret e të vdekurve.”
Kështu ata e lexojnë El-Fatihan së bashku në grup.

Kush të tha ta lexosh El-Fatihan?
Nuk ka asnjë argument për këtë.

Burejdah Ibn El-Husejb ka thënë se i Dërguari i Allahut ﷺ i mësonte ata që, kur të shkonin te varrezat, të thoshin…
Ai nuk i la ata pa udhëzim, por i mësoi se çfarë të thoshin.

Ai i mësonte që, kur të shkonin te varrezat, të thoshin:

السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَارِ
“Paqja qoftë mbi ju, o banorë të varrezave,

مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ
besimtarë (njerëz me iman) dhe muslimanë!

وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لاَحِقُونَ
Edhe ne – në dashtë Allahu – do të bashkohemi me ju.

أَسْاَلُ اللَّهَ لَنَا وَلَكُمُ الْعَافِيَةَ
I lutemi Allahu të na japë neve dhe juve mirëqenie.”

https://t.me/ShejhAbdurrezakElBedr