Pyetja:

Kam një numër të madh bletësh, të cilat i kam blerë dhe zhvilluar. A duhet të paguaj zekatin për bletët që i shesë apo për atë çka mbetet për t’u zhvilluar dhe shitur prodhimin e tyre vitin e ardhshëm? Dhe a ka zekat për sasinë e mjaltit të mbledhur? Nëse po, si të kalkulohet kjo? Ju lutem, kini parasysh që unë e caktoj një afat vjetor për të gjitha të ardhurat e mia që të paguaj zekatin për tërë pronën time, edhe nëse nuk kalon një vit hënor.

***

Përgjigjja:

Nëse rasti është siç e përshkruat, për mjaltin nuk duhet të paguash zekat. Zekati paguhet vetëm për vlerën (çmimin) e mjaltit. Sasia e zekatit është 2.5% e vlerës. Sa u përket bletëve, ajo që përgatitet për shitje, konsiderohet si artikull komercial (mall) dhe llogaritja e tij fillon nga momenti që bëhet nijeti për ta shitur. Kështu, kur të ketë kaluar një vit i plotë hënor, pronari duhet ta llogarisë atë sipas vlerës së kohës (datës) kur paguhet zekati dhe të paguajë 2.5% të vlerës si zekat. Llogaritja e kohës për bletët e shitura fillon në kohën kur të bëjë nijetin për shitje. Pasi të ketë kaluar një vit i plotë hënor nga koha e nijetit të shitjes, pronari duhet të paguajë 2.5% të çmimit të bletëve të shitura.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtim dhe Fetva
Kryetar: Abdul-Aziz Ibn Baz
Zëvendës-kryetar: Abdul-Aziz Al-Shejh
Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan
Anëtar: Bekr ebu Zejd