Pyetja:
Bismilahi në namazin farz (me xhemat) nga ana e imamit a duhet të lexohet me zë apo në heshtje (pa zë)?
***
Përgjigjja:
Dijetarët në këtë çështje kanë tri mendime:
1. Bismilahi duhet të lexohet pa zë para elhamit (El Fatihas). Këtë mendim e kanë: Othmani, Omeri, Aliu, Ebu Bekri, disa sahabe dhe tabi’in të tjerë, hanefitë, imam Ahmedi, ibn Kudame dhe e përzgjodhi Ibn Tejmije (Allahu qoftë i kënaqur me ta!).
2. Bismilahi duhet të lexohet me zë para elhamit: Këtë mendim kanë: medhhebi shafii dhe disa dijetarë të tjerë.
3. Imami zgjedhë ose e këndon me zë ose pa zë bismilahin para elhamit. Këtë mendim kanë: Ibn Mundhiri dhe disa dijetarë të tjerë.
Në fund, mendimi më i saktë është mendimi i parë i dijetarëve, lexohet bismilahi/besmelja para Fatihas pa zë (në heshtje).
Ibn Tejmije ka thënë: “Ulemaja e hadithit kanë rënë në ujdi se nuk ka hadith (argument) të qartë e të saktë që besmelja lexohet në namaz me xhemat me zë nga imami si dhe ulematë e njohur të sunetit nuk njohin mendim tjetër më të saktë në lidhje me këtë çështje se mendimi i parë (domethënë mendimi më i saktë, besmelja duhet të lexohet pa zë në namazin me xhemat nga ana e imamit).”
Allahu e di me mirë.
Dr. Abdul Aziz es Sa’idi (Profesor në fakultetin e Hadithit).
Përktheu: Suad B. Shabani