Pyetje: “A është e detyrueshme për gruan që ta puthë ballin dhe duart e burrit të saj çdo mëngjes dhe mbrëmje?”

Përgjigje: “Unë nuk di që kjo ka bazë në Islam. Nëse ajo e bën këtë, nuk ka asgjë të keqe, mirëpo unë nuk di që kjo ka bazë në fe; nuk është obligim e as e ligjësuar në fe. Ajo duhet t’i japë atij një selam normal, siç i jep burri familjes së tij dhe gruaja burrit të saj.

Pra, kjo është normale në mes të bashkëshortëve. Ajo bën me burrin e saj atë që bëjnë çiftet mes veti: puthje, përqafime e përkëdhelje. Por, të thuhet se ajo e ka obligim t’i puthë duart, ballin apo këmbët e tij, siç edhe e thamë, kjo nuk ka bazë në fe. Ajo bën e atë që është normale dhe e zakonshme brenda familjes dhe atë që burri do prej saj, përderisa veprimi i tillë nuk është i ndaluar. Nëse burri dëshiron që gruaja e tij t’ia puthë dorën, gjurin e tij apo ballin, dhe ajo e bën këtë, atëherë nuk ka asgjë të keqe.”

Pyetje: “E nëse ai kthehet nga udhëtimi apo me rastin e uratave gjatë festave?”

Përgjigje: “Nuk ka asgjë të keqe në këto veprime, por nuk mund të themi se ajo obligohet me ndonjë gjë nga këto që ju i theksuat. Është mirë që gruaja të bëjë atë që e pëlqen burri i saj, të bëjë atë që sjell përmirësime, mirëqenie dhe krijon lidhje të fortë ndërmjet tyre.”

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com