Pyetja:

Kam një program ditor për leximin e Kuranit, një xhuz në ditë. Me leximin aktual që jam, kur fillon ramazani, më mbeten edhe 5 xhuzet e fundit. A duhet të vazhdoj leximin këtu ku kam radhën apo të filloj nga fillimi në ramazan?

***

Përgjigjja:

Nuk është e thënë që ta fillosh leximin e Kuranit nga fillimi, e rëndësishme është që gjatë këtij muaji të lexosh Kuran dhe nëse mundesh t’i bësh hatme.

E lus Allahun që t’jua mundësojë arritjen e mirësive në këtë muaj!

Bledar Haxhiu