Pyetja:

Dikush ka parë ëndërr duke ua mësuar disa sure të Kuranit përmendesh ata njerëz në ëndërr i duken të veshur me të bardha duke e ditur që shpallja ka mbaruar dhe ata nuk mendoj të jetë Xhibrili dhe në një liber për komentimin e ëndrrave kam lexuar se ai që e sheh këtë ëndërr do t’i prishet feja e tij?

***

Përgjigjja:

Ështe e vërtetë se shpallja ka mbaruar, por në ëndërr po thua se këta njerëz me të bardha po të mësojnë disa sure nga Kurani, domethënë që ekzistojnë në Kuran dhe jo gjëra të reja që nuk gjenden në Kuran, përveç nëse është se po i mësonin gjëra të tjera që nuk janë në Kuran, dhe që nuk janë prej Kuranit, atëherë mund të thuhet që personi që e ka parë ëndrrën mund të devijoje nga rruga e drejtë dhe të ndjekë rrugët e shejtanit. Por që të shohësh engjëj në ëndërr, që të mësojnë Kuran, kjo është gjë e mirë për personin që e sheh këtë ëndërr.