Pyetja:
A duhet ta mallkojmë shejtanin?
***
Përgjigjja:
Njeriu nuk është urdhëruar ta mallkoj shejtanin, por është urdhëruar të kërkoj mbrojtje te Allahu prej tij (shejtanit).
Allahu ka thënë: “E, nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtetë Ai dëgjon dhe di.” (A’raf, 200)
Allahu ka thënë: “E, nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut, se vërtetë Ai (Allahu) është dëgjuesi dhe i di të gjitha.”(Fussilet, 36)
Shejh Ibën Uthejmin
Përktheu: Valdet Kamberi