Përgjigjja: Falja e katër rekateve para jacisë është në rregull, nuk quhet bidat ajo. Nëse don fali dy, nëse don katër, nëse don hiç, por ato rekate nuk e kanë vlerën e suneteve të tjera para farzeve. Nuk e kanë vlerën, nuk e kanë vlerën e sunetit para ikindisë, nuk e kanë vlerën e sunetit para drekës, nuk e kanë vlerën e sunetit para sabahut, as të suneteve pas jacisë.
Nuk e kanë vlerën e namazeve sunete të tjera, por megjithatë, nëse i fal dy rekate: në rregull. Nëse i fal edhe katër: në rregull, edhe nëse nuk falesh hiq s’prish punë.
Tash dy rekate, nëse don bëni nijet sunet, nëse don bëni ‘tehijetul mesxhid’ kur të shkosh në xhami para jacisë, nëse don bëni nijet qysh ka thënë Pejgamberi ﷺ: ” Mes çdo dy ezaneve ka dy rekate”, e që i bie ezani dhe ikameti, dy ezane quhen, dy rekate. Pra, ka bazë për dy rekate, nuk quhet bidat kjo punë, po ti nëse don fali, nëse don jo.“
/Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/




