Pyetje:
Shkova në Haxh këtë vit dhe nuk e përfundova Tavafin e Lamtumirës. E fillova, por nuk i plotësova shtatë rrotullimet rreth Qabes. Bëra rreth 3 ose 4, pastaj u detyrova të largohem sepse autobusi ynë po priste. A e kam obligim të ther një kafshë, të agjëroj tre ditë, apo cili është kompensimi im që duhet ta bëj?
Përgjigje:
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve…
Mendimi që ne ndjekim këtu është se kush e lë pa bërë Tavafin e Lamtumirës gjatë Haxhit, duhet të japë kurban.
El-Harki rahimehullah ka thënë në librin e tij El-Mukhtesar:
“Nëse ai (haxhiu) largohet nga Meka para se ta kryejë Tavafin e Lamtumirës, duhet të kthehet nëse është afër. Por nëse është larg, atëherë duhet të dërgojë një kurban.”
Ajo që përmende, se kishe frikë se do ta humbje grupin tënd, nuk të liron nga detyrimi për të dhënë kurban si kompensim për moskryerjen e Tavafit të Lamtumirës.
Në librin Kesh-shaf el-Kinaa me el-Iknaa thuhet:
“Nëse ai e lë Tavafin e Lamtumirës, qoftë me qëllim, gabimisht apo nga harresa, me arsye apo pa arsye, ai duhet të japë kurban. Kjo sepse ai është një prej obligimeve të Haxhit. Prandaj, në këtë çështje janë njësoj: me qëllim apo pa qëllim, me arsye apo pa arsye, ashtu si obligimet e tjera të Haxhit.”
Bazuar në këtë, ti e ke obligim të japësh kurban për shkak se nuk e ke kryer Tavafin e Lamtumirës.
Mjafton të caktosh dikë që në emrin tënd të therë një dele në Haram (në zonën e shenjtë të Mekës) dhe ta ndajë atë për të varfrit atje.
Allahu e di më së miri.
Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe pergjigje.net




