Pyetja:
A duhet të filloj të agjëroj ditët kaza të Ramazanit menjëherë pas Bajramit apo mund të agjëroj ditët e Shevalit si fillim? Ditët kaza të Ramazanit duhet të agjërohen pa ndërprerje apo mund të agjërohen ditë të caktuara dhe të ndara?
***
Përgjigjja:
Ditët kaza të Ramazanit kanë kohë deri në Ramazanin që vjen dhe siç transmetohet nga Aishja tregon se ajo i ka agjëruar ditët kaza në muajin Sha’ban. [1] Dmth., një muaj para Ramazanit të ardhshëm. Ndërkohë theksojmë se nëse është e mundur që të agjërohen ditët kaza dhe gjashtë ditët e Shevvalit brenda këtij muaji, kjo është më e mira, por nëse kjo është ngarkesë dhe lodhje për agjëruesin, i cili sapo ka dalë nga agjërimi i Ramazanit, atëherë mund t’i shtyjë ditët kaza të Ramazanit më pas dhe të agjërojë vetëm gjashtë ditët e muajit Sheval.
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH
—————————–
[1] Buhariu (nr. 1849)
[2] Buhariu (3/45)